Thuajse gjysma e shqiptarëve duan të lënë vendin e shumë të tjerë e kanë bërë dhe po kërkojnë azil apo kontrata pune në vende të BE. Në këto kushte Komitetit Shqiptar i Helsinkit ka mbajtur një takim në 27 vjetorin e krijimit dhe ka raportuar mbi këtë situatë alarmante. Drejtoresha e kësaj organizate, Erida Skëndaj raporton opinionet e të rinjve.
“Nga biseda me të rinj kemi konstatuar që shumë nga ta duan të lënë vendin. Edhe barometri i ballkanit ka publikuar raportin që flet se gjysma e shqiptarëve duan të ikin dhe të dhënat janë shqetësuese,” tha Skëndaj.
Skëndaj rendit dhe faktorët që detyrojnë shqiptarët të largohen: “Papunësia, varfëria, mungesa e shpresës.”
Në kremtimin e 27 vjetorit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit përfaqësues të tij, por dhe ish zyrtarë kanë ndarë kujtimet e një pune të palodhshme me fokus respektimin e të drejtave të njeriut.