5 persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur në Korçë. Mësohet se në afërsi të fshatit Zvezdë ka dalë nga rruga një automjet tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik. Mësohet se 5 personat që ndodheshin në makinë po ktheheshin nga Greqia. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, ndërsa ata u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Bëhet e ditur se shtetasi me inicialet B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia menjëherë pasi ka mbërritur në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.