INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthimi i Roshit dhe Ndokës, reagon Partia Demokratike

Kthimi i Roshit dhe Ndokës, reagon Partia Demokratike

Publikuar më: 19:36 03-06-2016

Elvis Roshi dhe Arben Ndoka, deklaruan se do të rikthehen në jetën politike dhe postet që kishin. Roshi njoftoi se mori dy dëshmi penaliteti nga Italia dhe rezulton i pastër e për pasojë ka tërhequr dorëheqjen e tij si kryebashkiak i Kavajës. Ndërsa Ndoka i është kundërpërgjigjur kreut të PD Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përmendi dje në një intervistë televizive. Pas deklaratës së tyre, ka reaguar Partia Demokratike duke akuzuar kryeministrin Rama se i del në mbrojtje Roshit dhe Ndokës si dy të denuar në Itali

Deklarata e PD

Sonte në të ngrysur, Edi Rama ka lëshuar nga zinxhirët dy prej banditëve të tij të rracës, Elvis Rroshin dhe Arben Ndokën, të dy të dënuar në Itali, njëri për përdhunim, tjetri për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, dhe i ka hedhur në sulm kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike.

Rroshi njofton se nuk e quan dorëheqjen, njofton se do kthehet në zyrën e tij, pasi u arratis për 3 ditë kur u zbulua vendimi i gjykatës italiane. Do kthehem thotë i dënuari për përdhunim, i dënuar edhe në Zvicër për drogë, edhe pse kur i plasi bomba në dorë Edi Rama e quajti të përfunduar shërbimin e tij.

Do kthehem thotë edhe Arben Ndoka, i cili kërcënon opozitën dhe thotë se ka përveshur mëngët e tij kriminale për votën e zgjedhjeve që po vijnë. E përmendi Departamenti Amerikan i Shtetit, si turp që ai ishte deputet, por njeriu që Rama i ka besuar PS-në e Lezhës, thotë se po kthehet.

Sigurisht këta janë zëri i Edi Ramës, janë grahmat e tij të fundit, klithmat e një pushteti që po jep shpirt, sepse krimi dhe Shqipëria nuk do të rrinë më bashkë.

Ta harrojë Rama se do të pengojë dekriminalizimin, se do të prekë votën, duke zgjidhur nga zinxhirët këta banditë rrace. Ai ka mbetur vetëm, fillikat, dhe rrethohet vetëm nga këta trafikantë, tutorë e vrasës. Ka gjithë popullin përballë.

Article Logic
Execution time: 0.0043649673461914