Nuk bëhet fjalë për Turqinë, as për ndonjë vend thellësisht islam. Por Kina po ndërton xhaminë më të madhe në kontinentin Afrikan, edhe pse gjithnjë është akuzuar për cenimin e të drejtave të myslimanëve. Xhamia nuk ka përfunduar akoma, edhe pse procesi i punës ka nisur në vitin 2012.
Xhamia El Djazair kushton 2 miliardë. Ajo ka një sipërfaqe prej 400 mijë metra katrorë dhe minare me lartësinë 265 metra, dhe është një ndër tre xhamitë më të mëdha në botë, bën të ditur CGTN, televizioni shtetëror kinez.
Salla e faljeve është 20 mijë metra katrorë dhe mund të akomodojë 37 mijë predikues të islamit, ndërkohë që kapaciteti total është 120 mijë.
Kompleksi përfshin një park, bibliotekë, shesh publik, qendër kulturore, një shkollë fetare dhe madje një stacion zjarrfikës.