INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri me Greqinë. Flet Ilir Meta pasi firmosi plotfuqishmërinë

Kufiri me Greqinë. Flet Ilir Meta pasi firmosi plotfuqishmërinë

Publikuar më: 12:54 20-03-2018

Ilir Meta:
“Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë”.
Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Ilir Meta, një ditë pasi i dha plotfuqishmërinë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për të negociuar me Greqinë për kufirin detaj. I pyetur nga gazetarët, kreu i shtetit tha se janë plotësuar të gjithë kushtet kushtetuese për të vazhduar negociatat me fqinjin tonë jugor për sa i përket kufirit detar. I pyetur nëse ministri Bushati i ka plotësuar të gjitha kushtet teknike dhe ligjore Ilir Meta dha këtë përgjigje.
Ilir Meta:
“Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.

Gazetarët:
U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit?
Ilir Meta:
“Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla”.

Article Logic
Execution time: 0.0016260147094727