I nxehti afrikan pritet të godas ditën e nesërme vendin tonë, ku temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 39 gradë.
Sipas sinoptikanëve qytetet që duhet të tregojnë më shumë kujdes ditën e mërkurë janë Kopliku, Zadrimë, Kuçova dhe Këlcyra.
Ndërsa në zonat bregdetare pritet që temperaturat të jenë tek 38 gradë, dhe në zonat malore 31-36 gradë.
Megjithatë sipas Metoalb pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijon për 5 – 6 ditë ndërsa sërish ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.