INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes: Këmbësorët gjobiten

Kujdes: Këmbësorët gjobiten

Publikuar më: 14:22 22-01-2016

Kujdes. Edhe pse je këmbësor do të gjobitesh nëse nuk zbaton ligjin. Këto janë ndryshimet e reja në Kodin Rrugor të parashikuara nga qeveria. Gjobat, për ata që nuk ecin sipas parashikimit të ligjit, varion nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të vjetra. Sipas ndryshimeve në pikën katër të nenit 189 të Kodit të ri Rrugor, thuhet se cilido që shkel dispozitat parashikuar në kod, si për këmbësorët edhe për drejtuesit e mjeteve, ndëshkohet me gjobë. Në ligj këmbësoret detyrohen të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin.

Jashtë qendrave të banuara, këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata me dy sense lëvizjeje dhe në buzën e djathtë në lidhje me drejtimin e lëvizjes së mjeteve në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje.

Është e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet në mënyrë diagonale dhe gjithashtu, ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0025031566619873