INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me kilet e tepërta, si rrezikoheni nga diabeti tipit 2, alarmi i ekspertëve

Kujdes me kilet e tepërta, si rrezikoheni nga diabeti tipit 2, alarmi i ekspertëve

Publikuar më: 10:44 30-04-2019

Ekspertët e shëndetit japin alarmin se sëmundjet e rrezikshme që mund të cojnë deri në vdekje po lidhen gjithnjë e më shumë me kilet e tepërta.

Studimi i fundit europian i cili është bazuar në rreth 3 milion të dhëna analizon se edhe nëse je shumë pak në mbipeshë dyfishohen mundësitë që të zhvillohet diabeti i tipit 2 i cili është forma më e zakonshme e diabetit . Ky tip i diabetit shfaqet kur qelizat që prodhojnë insulinë në trup janë të paafta të prodhojnë mjaftueshëm insulinë.

Në analizë u morën më shumë se 2.8 milionë britanikë të rritur në një periudhë kohore nga viti 2000 deri në 2018. Objektivat e studimit u ndanë në 5 grupe duke u bazuar në indekset e peshës trupore sic janë pesha, gjatësia, niveli aktivitetit. Të gjitha këto pika u morën për të vlerësuar nëse personat ishin të shëndetshëm.

Studimi përbën një paralajmërim për njerëzit që janë mesatarisht në mbipeshë. Ndërsa personat të cilët shumë në mbipeshë duke u konsideruar obezë ishin jo vetëm të riskuar të prekeshin nga diabeti tipit 2 por edhe të vuanin nga apnea e gjumit.

Në studim u vu re se ata që ndodheshin në kategorinë e tretë të obezitetit kishin dyfish rrezikshmëri të vuanin nga sëmundjet e zemrës, presion i lartë i gjakut, nivele të larta të kolesterolit, dhe 50 % më shumë mundësi të vdisnin para kohe sesa njerëzit me një peshë normale.

Specialistët japin alarmin se në 30 vitet e fundit ka patur një rritje të frikshme të njerëzve obezë duke u konsideruar një rrezik për shëndetin publik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664