INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me telefonët! Janë më të ndotur sesa një WC

Kujdes me telefonët! Janë më të ndotur sesa një WC

Publikuar më: 12:52 01-12-2018

Gjatë të gjithë kohës jemi me telefona në duar, kur punojmë, drekojmë, shkojmë në tualet apo edhe para se të flemë. Në pamje të parë janë aparatë të kushtueshëm dhe pse jo me dizajne interesante.

Me siguri keni menduar se pavarsisht shkëlqimit telefonët janë ndër mjetet që mbartin më shumë mikrobe dhe për fat të keq ne i mbajnë gjatë të gjithë kohës në dorë pa menduar për rreziqet që i kanosen shëndetit.

Një studim britanik jep alarmin se një telefon mban baktere shumë herë më shumë se një tualet i banjos.

Kompania britanike e Higjienës mori mostra nga telefonat duke përdorur një pajisje dore që ndriçon mikrobet e gjalla kur ato shfaqen në një sipërfaqe.

Një vend i tualetit i skanuar në këtë mënyrë tregon 220 pika të ndritshme ku bakteret jetojnë ,por tek një telefoni u gjendën plot 1.479 pika të tilla.

Ekspertët besojnë se telefonat janë po aq të ndotur sepse ata merren edhe në tualet, kështu që janë të ekspozuar ndaj mikrobeve të njëjta si pluhurat dhe vendet e WC.

Një sondazh i realizuar me  2,000 njerëzve zbuloi se 40 për qind e njerëzve pranuan përdorimin e telefonit në banjo .Por vetëm 20 përqind e pastruan telefonin pasi e morën me vete në tualet. PRandaj bëhuni pak të ndërgjegjshëm dhe kujdesuni më shumë për shëndetin.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771