Pamje që të sjellin ndërmend dënimet mesjetare, ky është dënimi që Arabia Saudite i ka dhënë një krimineli.
Pasi e dënoi me prerje koke, trupi i Elias Jamaleddeen u kryqëzua dhe u ekspozua në qytetin e Mekës.
Autori u dënua me këtë dënim pasi akuzohej se gjatë tentativës për të grabitur dhe përdhunuar një grua në shtëpinë e saj ai e ka vrarë.
Elias në momentin që u ndeshë me rezistencën e viktimës e goditi disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ekzekutimi mori miratimin e Mbretit Bin Salman.
Ekzekutimi tronditës vjen në një kohë kur marrëdhëniet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Kanadasë janë tensionuar për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut.