INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukës, po shkonte në punë, 36-vjeçari sulmohet nga ariu

Kukës, po shkonte në punë, 36-vjeçari sulmohet nga ariu

Publikuar më: 11:19 07-07-2018

Nuk është aspak pjesë e një filmi, por frikë dhe tmerr për banorët e Kukësit.

Një 36-vjeçar nga fshati Brekije i Kukësit është sulmuar nga ariu mëngjesin e sotëm, teksa po ikte për në punë.

Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur u sulmua nga ariu.

36-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe në sy, ndërsa aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës, ndërkohë kanë bërë apel për marrjen e masave, pasi arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre, ndërsa po dëmtojnë edhe kulturat bujqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822