INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kur burrat dhurojnë dhunë. 7 gra janë dhunuar në ditën e festës së tyre [Video]

Publikuar më: 17:54 09-03-2017

7 burra dje i kanë bërë një dhuratë të trishtë gruas për 8 Mars, dhunën. 2 prej tyre janë arrestuar dhe 5 po ndiqen në gjendje të lirë. As kjo ditë nuk mjaftoi për të sensibilizuar të drejtat e grave. Madje për këtë çështje nuk mjaftojnë as vitet. 12 gra janë vrarë vetëm gjatë vitit që kaloi. Mes tyre ishte edhe gruaja nga Fieri, të cilën bashkeshorti e hodhi nga dritarja e banjës. Për sigurinë e saj ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje që nuk funksionoi asnjëherë.
Ajo që vihet re gjatë vitit 2016 është rritja e rasteve të grave që denoncojnë dhunën bashkëshortore apo familjare të ushtruar ndaj tyre, rreth 3 mijë gra. Sipas aktivisteve në mbrojtje të të drejtave të grave, viktima të dhunës janë gratë që vijnë nga familje të varfëra. Rishikimi i strategjisë sociale për gratë e dhunuara, vendosja e tyre në strehëzat sociale, pagesat që marrin dhe edukimi janë disa masa që do të ndihmojë në minimizimin e fenomenit të dhunës. Aktivistet që mbrojnë të drejtat e grave flasin për vënien në zbatim të një programi monitorues, të dosjeve të të gjitha grave të vrara nga viti 2000 e në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0034651756286621