INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur do të përmirësohet moti…

Kur do të përmirësohet moti…

Publikuar më: 10:09 19-04-2017

Moti i keq që ka nisur që në fillim të javë do vijojë të jetë i tillë dhe për të paktën dy ditë. Përmirësimi pas ditës të premet do të jetë gradual dhe pas 24 Prillit, ai do të jetë më i qëndrueshëm dhe pritet që të ngrohet.
Pra javën tjetër temperaturat do të rriten me 7 gradë Celsius krahasuar me temperaturat e ditës së sotme.
Po deri atëherë do të duhet të “durojmë” temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut që do të bien me intensitet në pjesën më të madhe të vendit. Në zona juglindore temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë Celsius për të vijuar më të buta në zonat veriore e veriperëndimore.
Gjithësesi edhe ditët e para të muajit maj sipas sinoptikanëve do të shoqërohen me rreshje shiu.

Article Logic
Execution time: 0.0036861896514893