INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur duhet të nisni punën? Zbuloni orarin që është torturë për shëndetin

Kur duhet të nisni punën? Zbuloni orarin që është torturë për shëndetin

Publikuar më: 11:14 28-05-2019

Cili është orari më i mirë për të nisur punën? Për disa të zgjohesh herët është më mirë sepse edhe puna nis më mbarë, për disa të tjerë që duan të flenë sa më vonë të nis dita aq më mirë është. Por sipas studimeve të nisësh punën para orës 10 të mëngjesit nuk është dicka e mirë për shëndetin. Kërkimet e realizuara nga specialistë të Universitetit të Oxford kanë arritur në përfundimin se duke i detyruar të rriturit dhe fëmijët të nisin aktivitetet e përditshme para orës 10 është një torturë e vërtetë.

Dhe se për të rritur produktivitetin dhe mirëqënien puna duhët të nis pas orës 10 të mëngjesit.

Humbja e orëve të gjumit ka pasoja tek shëndeti – kërkime të ndryshme tregojnë se privimi nga gjumi lidhet më diabetin, depresionin, obezitetin dhe një sistem imunitar më të dobët.Në studim, u konstatua që për fëmijët rreth 10 vjeç, ora biologjike ishte rreth 6:30 të mëngjesit, për adoleshentët ora biologjike është rreth 8:00 të mëngjesit, ndërkohë për 18-vjeçarët, të cilët mund t’i mendoni si gjumashë dhe dembelë, në të vërtetë ora e zgjimit biologjik është rreth 9:00 të mëngjesit. Për të rriturit do të kishte më shumë kuptim për ta nisur ditën në 10:00 ose mbase edhe më vonë.

Ekspertët analizojnë se dita jonë e punës duhet të jetë me fleksibël, duke respektuar ritmet tona natyrore. Sipas tyre orari 9:00 – 17:00 nuk do t’i këshillohej pjesës më të madhe të njerëzve .Një zgjidhje do të ishin oraret alternative. Me fjalë të tjera ata që janë më shumë se 50 vjeç do të duhej ta fillonin punën në orën 8:00 të mëngjesit, ata nën moshën 35 vjeç në orën 10:00, ndërsa studentët dhe ata që punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë, të mund të paraqiteshin në punë në orën 11:00.

Ekspertët mendojnë se oraret e sinkronizuara mund të kenë “më shumë pasoja pozitive – do të sillnin më shumë produktivitet por edhe humor të mirë tek njerëzit. Po ashtu, duke iu referuar pasojave te shëndeti do të kishim më pak njerëz të sëmurë dhe më shumë punonjës të lumtur dhe produktivë”.

Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363