INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kur je me pushime jashtë vendit. Disa këshilla...[VIDEO]

Publikuar më: 15:17 17-08-2017

Një udhëzues në lidhje me pushimet jashtë vendit nëse e ndiqni me vëmendje do tju nxjerrë nga ndonjë situatë e pakëndëshëm. Nëse jeni me pushime në Greqi, Itali, Turqi, Francë, Spanjë, Kroaci, kujdes me bakshishet nëpër hotele, apo kur të shkoni në restorante. Pasi nëse nuk i njihni praktikat e bakshishit që ndjekin këto vende mund të bëni figurë të keqe dhe të rrezikoni të mos merrni shërbim cilësor.
GoCompare.com, portal i cili në fokus ka krahasimin e çmimeve për shërbime të ndryshme në mbarë botën, ka publikuar guidën se sa bujarë duhet të jemi në disa prej destinacioneve kryesore turistike.

Mbi të gjitha duhet të mësoni të thoni faleminderit.

Në Greqi
Në restorante bakshishi nuk është i detyrueshëm, por zakonisht njerëzit rrumbullakojnë shumën e tarifës së tyre, veçanërisht kur paguajnë me para në dorë. Në hotele duhet të lini 1 euro për portierin që do t’ju ndihmojë me valixhet. Ndërsa për sa i përket pastrueseve bakshishet nuk janë të nevojshme.

Në Itali
Restorantet bakshishi është automatikisht i përfshirë në faturë dhe është i përcaktuar edhe në menu. Rrumbullakoseni faturën në rast se shërbimi që keni marrë është i mirë. Në lokale lini bakshish mbi 1 euro. Ndërsa bakshishet për shoferët e taksive nuk janë të  zakonshme. Në hotel portierit  për çdo çantë mund t’i lini bakshish 1-3 euro. Mirëmbajtëseve mund t’i jepni 1 euro çdo ditë, apo 4-6 euro në një javë.

Në Turqi
Në restorant është zakon që në restorant të lësh bakshish 10 deri në 15 për qind të shumës së faturës. Gjithashtu duhet të lini bakshish edhe për mirëmbajtëset e dhomave të hotelit.

Në Francë
Në restorantet e thjeshta, përfshirë dhe kafenetë, mund të japësh 1 euro bakshish për çdo 20 euro që konsumon, ose 5% të faturës në restorantet më të njohur. Në bare, kamerierët duhet të marrin 1 deri në katër euro bakshish për shërbimin. Në hotel për portierin duhet të lini 1 deri në 2 euro për secilën çantë. Mirëmbajtja e dhomave: 1 deri në 2 euro çdo mëngjes. Shërbimi në dhomë: 1 deri në 3 euro, pavarësisht faturës së shërbimit që keni marrë.

Në Spanjë
Në restorante: Bakshishi i zakonshëm është 5-10%, ndërsa në bare rrumbullakoseni me 1 euro. Bakshishet për portierët e hotele janë 0.5 euro për çantë, kurse shërbimi në dhomë 0.5 euro. Mirëmbajtëseve  mund t’i lini bakshish 0.5 euro çdo mbrëmje.

Në Kroaci
Në shumicën e rasteve, bakshishet dhe taksat janë të përfshira në faturë, kështu që nuk do të jetë e nevojshme që të lini diçka ekstra. Në restorante vetëm në rast se mendoni se shërbimi meriton një bakshish ju mund të lini 10% të faturës. Në bare mund të lini bakshish kusurin ose mund të rrumbullakosni faturën. Në hotel portierit mund t’i lini një bakshish 0.5-1 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0023620128631592