INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kur të mos jem unë si do ia bësh”? Meta ngacmon Berishën në seancën e jashtëzakonshme

“Kur të mos jem unë si do ia bësh”? Meta ngacmon Berishën në seancën e jashtëzakonshme

Publikuar më: 10:29 17-06-2017

Si në çdo seancë parlamentare, edhe në atë të jashtzakonshmen e ditës së sotme, nuk mungojnë batutat e kryetarit të kuvendit Ilir Meta me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Seanca e jashtëzakonshme e ditës së sotme është zhvilluar për zëvendësimin e deputetes Jorida Tabaku me deputetin Gert Bogdani në komisionin “ad hoc” të vettingut, por si zakonisht lideri historic I të djathtës ka dalë pak nga rendi i ditës. Berisha mbajti një fjalim të shkurtër në nder të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Meta tha se në seancën e sotme nuk parashikoheshin fjalime, por sërish nuk e ka penguar ish-kryeministrin, për të cilin dihet se ka një “pikë të dobët”. “Sa të jem unë këtu, mos ki merak, por kur mos të jem unë si do ia bësh?” ngacmoi Meta me humor. Në fund të seancës u bë dhe betimi i Avokates së re të Popullit, Erinda Ballanca. 

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223