INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kura për politikën e infektuar. Meta: Më mirë deputetë të rinj se biznesmenë[VIDEO]

Publikuar më: 16:00 09-06-2017

Ilir Meta nuk ndalon akuzat ndaj elitës politike, por presidenti i zgjedhur ka dhe kurën për zgjidhjen e kësaj situate, në të mirë të vendit, siç thotë ai.
Ilir Meta: Fuqizimi i organizatave rinore në vend është shumë i rëndësishëm, sepse ne sot kemi një elitë politike të vetkënaqur. Një elitë politike të zhytur në egoizëm dhe në individualizëm dhe për fat të keq edhe shoqëria jonë, për shkak të tranzicionit, është dominuar shumë nga individualizmi, duke vrarë disa vlera të rëndësishme në shoqëri, si solidariteti.
Por, kush duhet të jetë në parlamentin e ardhshëm? LSI e ka zgjidhjen, pasi në listat e saj ka përfshirë një numër të madh të rinjsh.
Ilir Meta: Duhet të çojmë më shumë të rinj dhe të reja në Parlament dhe më pak biznesmenë, sepse nëse do të çojmë më shumë të rinj dhe të reja në Parlament, do të diskutohet në fort për problemet e arsimit, për problemet e maturës shtetërore, për problemet e formimit profesional, për problemet e tregut të punës.
Këto qëndrime presidenti Ilir Meta i mbajti gjatë konferencës me temë “promovimi dhe fuqizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor", e organizuar nga grupi socialdemokrat i Parlamentit Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994