INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kursejani njerëzve panikun! Asnjë aplikacion nuk parashikon tërmetet! [FOTO]

Kursejani njerëzve panikun! Asnjë aplikacion nuk parashikon tërmetet! [FOTO]

Publikuar më: 10:39 06-07-2017

Teksa Ohri vijon të dridhet si rrallë hërë këtë dekadë, banorët atje vijojnë të mbeten mes panikut dhe shqëtësimit se c’mund të ndodh më tej.

Jo më pak të shqetësuar janë edhe banorët e pertej Ohrit, shqiptaret e juglindjes, të cilët po ashtu kane përjetuar lëkundjet e tokës. Situata vijon të ndiqet nga institucionet përkatese ndërsa me ndikimin e madh të mediave online, paniku shtohet edhe më shumë.

Disa portale shqiptare kanë postuar ditët e fundit lajme të referuara apliakacioneve online ku jepin një parashkim  (që janë të shumta rreth tërmeteve dhe jo zyrtare) duke thënë se 48 orëshin e kaluar një tërmet i madh me mganitud 6.2 të Shkallës Rihter, pritej të ndodhte e se do prektë edhe Shqipërinë, shkruan intv.al.

Të ndikuar mbase edhe nga mania e klikimeve, portalet nuk ngurruan ta shpërndanin lajmin sa te njera faqe te tjetra. Asgjë nuk ndodhi, paniku dhe stresi te banoret u “ushqye” artificialisht.

Burime pranë Institutit Shqiptar të Sizmilogjisë thonë se ende është e pamundur që tërmetet të parashikohen, madje është jo korekte të përhapet panik nga aplikacione online. Ende në 2017,është e pamundur që në cdo hapesire e lokacion të planetit tonë, të parashikohen me ekzaktësi, orë e magnitude tërmetet./intv.al/

Vini.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373