INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do ta bëjë Shqipërinë? Shkencëtarët sa vijë dhe po bëhen minorancë

Kush do ta bëjë Shqipërinë? Shkencëtarët sa vijë dhe po bëhen minorancë

Publikuar më: 08:28 21-06-2019

Shkencëtarët janë të parët që ndikojnë në zhvillimin e shteteve. Ata përmes kërkimeve orientojnë me lehtë politikbërësit drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me efikasitet të kapitelit njerëzor dhe burimeve natyrore. Shqipëria në këtë drejtim është shumë dobët në raport me vendet e Europës, por edhe të rajonit.
Sipas një studimi të fundit mbi Edukimin dhe Kërkimin në Ballkanin Perëndimor Shqipëria ka numrin më të ulët të personelit në fushën e kërkim-zhvillimit në rajon për pasojë është e fundit për fondet që ka përfituar nga programi europian Horizon 2020. Të dhënat tregojnë se Serbia ka numrin më të lartë të personelit shkencor në rajon me rreth 2.030 persona për 1 milion banorë. Më pas në renditje vjen Mali i Zi me 847 persona për 1 milion banorë, Maqedonia me 754 persona për 1 mln banorë, Bosnja 366 persona për 1 mln banorë dhe e fundit renditet Shqipëria më 262 persona në fushën e kërkim-zhvillimit për 1 mln banorë.
Shqipëria për këtë arsye ka marrë më pak fonde nga BE dhe përfitoi vetëm, 19 milionë euro. Kurse Serbia 60 milionë euro, Maqedonia dhe Bosnja përfituan secila nga 5.3 dhe 3.8 milionë euro.
Vendi ynë ballafaqohet me mungesë të kurrikulave specifike në Institucionet e Arsimit të Lartë që të ofrojnë informacion më të thellë në kërkimet shkencore. Universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore në Shqipëri gjithashtu kanë një mungesë totale infrastrukturore në zhvillimin e shkencës, teksa shihet se mungon edhe infrastruktura e thjeshtë si laboratorët, zyrat dhe bibliotekat.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434