INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është Salvador Alende që Ilir Meta e përmendi si shembull sakrifice

Kush është Salvador Alende që Ilir Meta e përmendi si shembull sakrifice

Publikuar më: 13:25 20-03-2019

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se ishte i gatshëm të linte mandatin e Presidentit dhe të sakfifikojë jetën si Salvador Allende. Por kush është Salvador Allende dhe çfarë përfaqëson ai?

Salvador Guillermo Allende Gossens ishte një politikan social-demokrat me profesion fizikan. Ai mbajti detyrën e Presidenetit të Kilit nga viti 1970 deri në 1973 duke drejtuar një koalicion të quajtur Uniteti Popullor. Ai ishte i pari maksist që u zgjodh president në një vend me demokraci liberale.
Angazhimi i Allende në politikë përfshin në një periudhë 40-vjeçare ku mbajti detyra si senator, deputet dhe ministër. Anëtar i Partisë Socialiste të Kilit ai garoi pa sukses disa herë për President në vitet 1952, 1958, dhe 1964. Por në zgjedhjet e vitit 1970 ai e fitoi Presidencën në një garë të fortë me 3 raunde duke u zgjedhur nga Kongresi pasi asnjë kandidat nuk mori mazhorancën.

Në 11 shtator 1973, ushtria organizoi një grusht shteti e mbështetur edhe nga CIA për të larguar Allende. Kur forcat ushtarake rrethuan pallatin presidencial “La Moneda Palace” ai mbajti një fjalim të fundit duke refuzuar të japë dorëheqjen. Po atë ditë ai kreu vetëvrasje me armë zjarri, sipas një hetimi të gjykatës kiliane me asistencën e ekspertëve të huaj në vitin 2011.

Pas vdekjes së Allende, Gjenerali Augusto Pinoçet refuzoi t’ia kthente pushtetin një qeverie civile dhe Kili u qeveris nga një juntë ushtarake deri në vitin 1990. Junta ushtarake në pushtet shpërndau Kongresin, pezulloi Kushtetutën dhe nisi persekutimin e disidentëve duke bërë që mijëra civilë të rrëmbeheshin, torturoheshin dhe vriteshin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028460025787354