INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush helmoi nxënësit në Bulqizë? Dyshohet se...

Kush helmoi nxënësit në Bulqizë? Dyshohet se...

Publikuar më: 15:02 20-03-2019

12 nxënës të një klase të gjashtë në shkollën ‘’Shefqet Tançi’’ në Bulqizë u helmuan në klasë gjatë orës mësimore të ‘’Artit Pamor’’. Nxënësit patën të vjella dhe marrje mendsh, ata u shoqëruan me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës. Dyshohet se helmimi i këtyre nxënësve erdhi pasi ata kishin hapur një pako me sapunë, të cilët në kohën e regjimit komunist në Shqipëri njiheshin si sapunë 15 lekësh.
Këta sapunë nxënësit do t’i përdornin për të bërë forma gjeometrike. Drejtori i shkollës ku u helmuan nxënësit ka thënë për Birn se: Ata kishin probleme me frymëmarrjen. Menjëherë i kemi nisur në Spitalin e Bulqizës dhe aktualisht fëmijët janë në gjendje të mirë, pa ndonjë problem të rënda.”
Kurse drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella sqaroi se pediatri ju ka dhënë ndihmën e parë dhe fëmijët tani janë mirë, pa probleme.
Mësohet se mbi pakon e sapunëve nuk kishte të shkruar ndonjë emër marke dhe ende nuk është bërë e ditur se ku janë prodhuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668