INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush tha se shqiptarët nuk i duan fëmijët? Dëshira është e madhe, por mungojnë paratë

Kush tha se shqiptarët nuk i duan fëmijët? Dëshira është e madhe, por mungojnë paratë

Publikuar më: 09:24 04-04-2019

Të duash dhe mos të kesh mundësi është fatkeqësi. Këtu e kemi fjalët për sjellje e fëmijëve në jetë. Sipas një ankete të INSTAT, pothujase të gjithë shqiptarët mbi 15 vjeç duan të kenë më shumë se dy fëmijë, por pengohen nga kushtet. Hendeku mes dëshirës dhe realitetit është shumë i lartë. Po raporti ka arritur në konkluzionin se mundësitë ekonomike privojnë dëshirën.

Norma mesatare e fertilitetit është 1.48 fëmijë për grua. Anketa gjeti se sa më shumë fëmijë të ketë një grua, ka më tepër ka gjasa që ajo të mos dëshirojë fëmijë të tjerë. 94% e grave të martuara aktualisht me katër ose më shumë fëmijë nuk duan më fëmijë apo janë sterilizuar. Në mesin e grave me dy fëmijë, tre nga katër duan të kufizojnë lindjen e fëmijës ndërsa një në katër dëshiron të lindë fëmijë sërish. Për këto arsye, por dhe se vitet e fundit është rikthyer fenomeni i eksodit numri i lindjeve po bie me shpejtësi vit pas viti. Vitin e kaluar në të gjithë vendin lindën gjithsej 28.934 bebe, me një rënie 6.3% në raport me 2017. Në pesë qarqe, Korçë, Kukës, Fier, Vlorë, Berat lindjet kanë pësuar rënie dyshifrore në vitin 2018. Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit të INSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënë me 16%

Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12% më pak se në 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0041048526763916