INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtetuesja shtyn vendimin për Elvis Roshin, avokati i sëmurë

Kushtetuesja shtyn vendimin për Elvis Roshin, avokati i sëmurë

Publikuar më: 10:36 28-02-2017

Avokati i Elvis Roshit ka munguar në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, duke sjellë kështu dhe shtyrjen e e seancës për në datën 7 mars. Theodhori Sollaku ka paraqitur një raport mjekësor, megjithëse një ditë më parë ka qënë tek Krimet e Rënda në një tjetër proces.
Ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë, Parlamentit, KQZ dhe Prokurorisë kanë qënë dakord me shtyrje.
Elvis Rroshit kërkon shfuqizmin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës si dhe vendimin e KQZ i cili i hoqi mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Më 29 dhjetor 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
Po atë ditë qeveria mori vendim për shkarkimin e tij. Megjithatë opozita denoncoi faktin se Rroshi vijon të jetë në krye të detyrës. Këtë e vërtetoi me një dokument që mban vulën e Bashkisë së Kavajës dhe firmën e Elvis Rroshi dhe i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e selisë së KZAZ-së, Nr. 42.

Article Logic
Execution time: 0.0017020702362061