Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, deputetja e PD-së Grida Duma e vuri theksin tek plakja e popullsisë.
Sipas saj plakja duhet luftuar siç po luftohet në vendet e zhvilluara.
Duma nënvizoi se nuk është ulur në Kuvend që të lutet për pensionistët që duan të emigrojnë por që të luftojë plakjen.
Sipas saj vendet perëndimore rrisin shpenzimet në shëndetësi për të paranadaluar plakjen e cila sipas saj e bën shoqërinë të paaftë për punë. Plakja e popullsisë së Shqipërisë, tha Duma, sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.
“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullsisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”u shpreh deputetja.
Duma po ashtu u ndal tek skema ekonomike ku tregoi se është takuar me pensionistët dhe është njohur me shqetësimet e tyre.