INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky do të jetë telefoni më i ri i Samsung

Ky do të jetë telefoni më i ri i Samsung

Publikuar më: 19:52 26-04-2016

Kompania Samsung ka njoftuar se po prodhon telefonin më të ri, që do të quhet Galaxy C7 dhe do të jetë i hollë prej metali njëlloj si modeli Galaxy A8.

Galaxy C7 do të ketë ekran 5.5-inch me rezolucion prej 1920 x 1020 piksel, procesor 2.0 GHzQualcomm Snapdragon 625 me tetë bërthama, grafikënQualcomm Adreno 506, 3.5GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.

Kamera kryesore do të jetë 16 megapiskel ndërsa ajo e përparme 8 megapiksel, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmalloë.

Samsung nuk ka zbuluar se kur do të lançohet ky telefon, por është e mundshme që Galaxy C7 së pari të lansohet në Kinë muajin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008