INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është personi që do të drejtojë kabinetin e Presidentit Meta

Ky është personi që do të drejtojë kabinetin e Presidentit Meta

Publikuar më: 17:37 01-08-2017

Një emër tjetër i rëndësishëm në stafin e ri të Ilir Metës në Presidencë është bërë i ditur sëfundmi. Mësohet se Arben Cici është personi që është emëruar shef i kabinetit në Presidencë. Cici, i cili është pedagog në një universitet privat, ka qenë këshilltar i Presidentit Topi.

Ai madje ka qenë edhe ndër pritësit e Presidentit amerikan Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Cici ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë.

Ai u lind në Korçë më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit (1988), ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge (1988-1992).

Nga viti 1992 shërben në fushën e diplomacisë, përkatësisht: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ambasador në Republikën e Kroacisë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës. Aktualisht është Ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.

Mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999. Aktualisht jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë e ceremonialit diplomatik. Është autor i botimit të parë të ”Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” (1988), bashkautor i librit ”Hyrje në teoritë politike moderne” (2009) dhe autor i shumë artikujve shkencorë e publicistikë në fushën e diplomacisë dhe më gjerë.

Zotëron gjuhët frënge, angleze, arabe dhe italiane. Fryt i interesave dhe i punës së tij shkencore në historinë e diplomacisë shqiptare është edhe libri ”Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” që keni në dorë.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488