INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky kryeministër mund të heqë dorë nga gjithçka, por jo nga vrapi

Ky kryeministër mund të heqë dorë nga gjithçka, por jo nga vrapi

Publikuar më: 14:33 29-04-2018

Ai ka treguar se është një drejtues qeverie që ka qejf të vrapojë. Bëhet fjalë për kryeministrin Ramush Haradinaj i cili do të marrë pjesë në gjysmë-maratonën "Prishtina 2018" që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin e Kosovës.

Ramushi_ii.jpg

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media bëri të ditur pjesëmarrjen e kreut të qeverisë në këtë garë. E në fakt Haradinaj nuk habit aspak, pas veprimi të bërë në fillim të vitit 2018, kur ndërsa ishte me përfaqësuesit e qeverisë në shesh, ja dha vrapit. Pas homazheve të zhvilluara para shtatores së Skënderbeut në 550 -vjetorin e vdekjes kryeministri la sheshin e Prishtinës duke vrapuar për të shkuar në zyrën e tij. Gjysmë-maratona "Prishtina 2018" do të fillojë të hënën në orën 10:00. Shpërblimet për fituesit e trofeve këtë vit do të jenë më të mëdha. Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045