Ditën e premten për të paktën katër orë, dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur. Policia kufitare bën të ditur se nga ora 10:00-14:00, pala greke në këtë dogane do të ndërpresë punën.
Për pasojë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve dhe e qytetareve në të dy anët e kufirit. Ndërprerja e punës, sipas autoriteteve greke, bëhet me rastin e inaugurimit të autostradës së re, që lidh këtë pikë kalimi me autostradën e Kosturit.