INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë, ja kur do hiqen tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës

Lajm i mirë, ja kur do hiqen tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës

Publikuar më: 16:18 05-03-2019

Tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të hiqen që në muajin maj, deklaroi zv. kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. “Kosova është gati të implementojë marrëveshjen për roaming dhe mendoj se edhe Parlamenti dhe qeveria e Shqipërisë do ta marrin shumë shpejt këtë vendim në mënyrë që mos të kemi më probleme me roaming duke filluar prej muajit Maj”, ka thënë ai në një intervistë për REL.

Nga kjo marrëveshje pritet të fitojnë ndjeshëm qytetarët e të dy shteteve, sidomos gjatë muajve të verës, kur edhe fluksi i hyrje-daljeve mes dy vendeve është mjaft i lartë.
Heqja e tarifave roaming do të thotë se, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të përdorin lirisht operatorin e tyre telefonik në të dy shtetet, pa kosto shtesë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke negociuar për heqjen e tarifave roaming në të 6 vendet, por ky vendim duket se nuk do të vijë përpara vitit 2021.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721