INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lajme të këqija nga moti edhe gjatë marsit[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 02-03-2018

Stinët duket sikur këtë vit kanë ndryshuar, pasi në muajin mars vështirë se do të shohim pranverën. Lajmet e fundit të sinoptikanëve europianë flasin se këtë muaj një valë e re e të ftohtit do të përshijë Europën dhe nuk përjashtohet as vendi ynë. Një masë ajrore e ftohtë me prejardhje këtë herë nga Arktiku sipas sinoptikanëve të Qendrës Europiane për Parashikime të Motit do të jetë prezent deri në mesin e muajit mars, ndërsa temperturat do të jenë të paktën 3 gradë më poshtë se normat e zakonshme mujore. Në Shqipëri dëbora mund të rikthehet vetëm pak ditë në veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të ketë shira në nivel mesatar dhe të lartë të paktën 10 ditë e para të marsit. Edhe rreziku nga përmbytjet nuk përjashtohet të paktën në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë.

Pasojat e motit të keq të kësaj jave vijonë të jenë prezente. Ditën e sotme janë shkaktuar probleme dhe në portin e Vlorës. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi në orët e mëngjesit nuk është nisur fare nga Italia, pasi deti ka shënuar, 8 ballë.
Edhe peshkarexhat janë ankoruar dhe nuk do të dalin në deti deri sa moti të përmirësohet. Ndërsa tragetet në Durrës kanë mbërritur në port me vonesë.
Era dhe stuhitë kanë dëmtuar shumë disa shtylla të tensionit në nënstacionin e Tropojës për pasojë shumë fshatra janë ende pa energji. Ndërsa shumë zona të thella kanë edhe sot probleme me qarkullimin ndaj makinat lëvizin me ndihmën e zinxhirëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045