Kur s’ke para për ta rritur fëmijën mund ta lësh në jetimore edhe mund ta rimarrësh kur situata ekonomike të përmirësohet. Vite e fundit kjo është kthyer në trend të familjeve të varfra dhe këtë e tregojnë dhe statistikat, pasi në Shtëpitë e fëmijëve në vendin tonë ka më shumë fëmijë jetim social se biologjikë.
Sot në In News është publikuar historia e nënë Dashurisë, që e mori sërish fëmijën në shtëpi, pasi Ministria e Mirëqënies Sociale i ofroi ndihmë ekonomike. Synimi i kreut të saj Blendi Klosi dhe drejtuesve të institucioneve të përkujdesit social është ti mbështesin dhe punësojë prindërit e këtyre fëmijëve për ti rikthyer ata në gjirin e familjes. Statistikat e tre vjetëve të fundit flasin se gati gjysma e fëmijëve të jetimoreve janë kthyer në familjet biologjike ose janë birësuar.