INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumira e Merkel, jo më në postin e…

Lamtumira e Merkel, jo më në postin e…

Publikuar më: 10:54 29-10-2018

Kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e parties CDU në dhjetor.

Të paktën kështu shkruan Deutsche Welle, por Merkel do të qëndrojë në postin e kancelares.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit.

Merkel kryesoi prej 18 vitesh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë.

Në zgjedhjet e fundit është parë një humbje terreni e partisë së CDU-së dhe një avantazh i të gjelbërve dhe ekstremit të djathtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036702156066895