INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumirë ndërrimit të orës? Juncker shpall vendimin e KE

Lamtumirë ndërrimit të orës? Juncker shpall vendimin e KE

Publikuar më: 09:57 31-08-2018

Çdo muaj Mars dhe Tetor të gjithë prisnim ndërrimin e orës. Ndryshimi i saj shpesh përjetohej me stres nga qytetarët, ndaj nisi dhe diskutimi nga KE për heqjen e ndërrimit të orës dy herë në vit. Duket se tashmë vendet e Bashkimit Europian janë shumë pranë këtij vendimi. Është Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshimi i orës në periudhën e verës dhe të dimrit.
Vendimi vjen pasi shumica e qytetarëve të intervistuar të bllokut u shprehën njëzëri se ora nuk ka përse ndryshon më.
Tani, sipas pohimeve të vet Junckerit, ndërrimi i orës shumë shpejt mund të mbetet një gjë e së shkuarës.
Duke folur për televizionin gjerman “ZDF”, kreu i KE-së tha se ai do të nxisë heqjen e ndryshimit, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të merret gjatë ditës.
Qytetarët që u ankuan më shumë ishin kryesisht ata nga Gjermania. Zyrtarët në Bruksel u shprehën të befasuar nga niveli i lartë i reagimeve kundër kësaj rregulloreje, që nxori në pah sondazhi i realizuar “online”.
Anketimi, ku morën pjesë 4.6 milionë qytetarë të BE-së, tregoi se pjesa dërrmuese e tyre nuk e donin ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës. Tre milionë pjesëmarrës në sondazh ishin gjermanë.
Aktualisht, në të 28 vendet anëtare të BE-së dhe vende të tjera të Europës, dy herë në vit kemi ndërrimin e orës. Qëllimi i ndërrimit të saj ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

Article Logic
Execution time: 0.0026299953460693