INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Le Figaro, Tirana pëson transformime të mëdha, që nga koha e Mussolinit[VIDEO]

Publikuar më: 14:03 17-04-2018

Francezja Le Figaro, ka publikuar një shkrim ku flet për ndryshimet që ka pësuar Tirana, në këto tre vite.
Titulli është mjaft i gjetur, Tirana qyteti i konceptuar nga Mussolini hyn në shekullin e 21.
E në foton shoqëruese duket kryetari aktual i Bashkisë së kryeqytetit, Veliaj që nga taraca e institucionit, që drejton sheh sheshin e rindërtuar e në shkrim theksohet se në këtë zonë të transformuar organizohen eventet kryesore të një qyteti me afro 1 milion banorë.
Shkrimi nisën me një përshkrim për anën njerëzore të Veliajt, që vishet thjeshtë dhe që e takon në rrugë çdo grupmoshë madje disa nuk ngurojnë dhe ta qërasin. Më pas flitet për formimin e tij dhe studimet, që ai ka kryer dhe më tej për punët, që ka udhëhequr ai së fundmi. Në një Tiranë ndyshe nuk kishte si të mos përmendej dhe transformimin i Pazarit të ri duke e quajtur dhe si tregu më i preferuar që po vizitohet gjithnjë e më shumë edhe nga turistët. Në artikull theksohen dhe investimet e kryera nëpër lagje për fëmijët dhe për Parkun e lodrave tek liqeni. Gjithashtu gazetari i fracezes prestigjioze rendit dhe marrëveshjet që ai ka realizuar me disa homologë të tij europianë, por dhe për çmimet kombëtare dhe ndërkombëtare, që Veliaj ka marrë për punë e kryer në këto 3 vjet.

errrok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057