INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëkundje të forta tërmeti në Italinë Qëndrore [FOTO]

Lëkundje të forta tërmeti në Italinë Qëndrore [FOTO]

Publikuar më: 19:28 26-10-2016

Një tjetër tërmet i fortë me magnitutë 5.4 ka goditur Italinë Qëndrore pasditen e sotme. Tërmeti me magnitudë 5,4 ballë i shkallës Rihter e kishte epiqendrën në Italinë qendrore, konkretisht në provincën Macerata, dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë,  L’Aquila, Perugia dhe Terni.

Energjia elektrike është shkëputur si pasojë e tërmetit në zonat ku ai është ndjerë më shumë. Mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti ka shkaktuar panik të madh tek banorët e zonave të prekura nga lëkundjet, të cilët kanë dalë nëpër rrugë. Raportohet për shembje të disa ndërtesave pranë epiqendrës së tërmetit, por nuk ka ende të dhëna për viktima.

Në fund të muajt gusht, Italia u godit nga një tërmet shkatërrimtar që i mori jetën me qindra personave.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424