INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lëkundjet nga tërmeti nuk ndalen, vazhdojnë goditjet pas tërmeti me magnitudë 5.1 ...[VIDEO]

Publikuar më: 08:43 10-04-2017

Tërmeti i dy ditëve më parë ishte me magnitudë 5.1, të shkallës Rihter sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Por seria e pasgoditjeve nuk ka ndalur, pasi vetëm dje janë publikuar në faqen e Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe 40 tërmete më të vegjël ku 3 janë më të mëdhenj dhe 37 shumë të vegjël e nuk ndihen nga banorët. Më i madhi nga këto është ai orës 10:05 me magnitudë 3 të shkallës Rihter, raporton In Tv.

Tërmeti i dy ditëve më parë i regjistruar me epiqendër në fshatin Kthellë të Kurbneshit, me thellësi 15 km, përveçse janë ndierë në qytetet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan, ka shkaktuar edhe çarje të mureve të disa banesave.

asfsd.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0047228336334229