Sirin Labs është një kompani që ka krijuar imazhin e prodhuesit të smartphonëve më të sigurtë në botë. 2 vite më parë në reklamën e tyre, për smartphonin e tyre të parë morën pjesë Leonardo Dicaprio dhe Tom Hardy. Këtë herë, dy vite më vonë, Sirin po përgatitet për të hedhur në treg një tjetër smartphone dhe pse mos të paguajnë sërish një figurë të famshme për të bërë reklamë.
Lionel Messi ka vënë vulën e tij të aprovimit për sa i përket këtij smartphone. Sirin Labs Finney pritet që të jetë smartphone i parë i prodhuar për tregtim të cryptocurrencies(Bitcoin, Etherum, Litecoin dhe sigurisht SRN që është monedha e krijuar nga vetë Sirin).
Messi ka aprovuar dhe çmimi prej 1000$ e bën këtë smartphone mjaft të kërkuar për ata që tregtojnë Bitcoin mund që të mendoni ju. Privaci dhe siguri absolute. Një kompani që nuk e keni dëgjuar kurrë, por ama që qenka më e sigurta në treg. Epo çdo gjë duket me rrezik.
▶ Ndiq insmart.al ne Instagram
2 vite më parë Sirin lançoi në londër Solarin phone. Një smartphonë që thuhej se ishte më i sigurti po ashtu si Finney, por ama çmimi i tij prej 16000$ ishte thjesht qesharak. Ai produkt dështoi dhe gjysma e stafit prej 90 vetësh që kompania kishte u pushua. Tani ata po bëjnë të njëjtën gjë por me një çmim më të arsyeshëm.
Ky smartphone mbase rekomandohet nga Messi, por ama për ne është një bast krejt i pasigurtë, i prodhuar nga një kompani e cila ka veç fjalë dhe jo prova.