Policia ka ndaluar një drejtues mjeti që po lëvizte me marramendëse në rrugën Tiranë-Durrës. 33-vjeçari nga Tirana i cili drejtonte një Range Rover po udhëtonte me 261 km/h. Kontrolli me radar i ndërmarr për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave te lejuara ka zbuluar shkelësit. “Kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës”-deklaron Policia e Shtetit në postimin që shoqëron videon e ndalimit të shoferit. Policia e Tiranes gjatë fundjavës ka vendosur 49 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që u lëviznin në rrugët e kryeqytetit me shpejtësi që varionin nga 172 deri në 261 km/h.