Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme, skedat dhe fotografitë e 15 personave më të kërkuar në qarkun e Kukësit, ku mes tyre është edhe një femër.
“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, apelon policia.
Në listën e më të kërkuareve nga policia, janë 15 persona, mes të cilëve edhe Zylfie Haklaj, e akuzuar për vrasje dhe e dënuar me 25 vite burg.
Ajo tashmë ndodhet në Suedi ku ka përfituar azil politik.