INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista e “Forbes”, kush janë njerëzit më të pasur në botë

Lista e “Forbes”, kush janë njerëzit më të pasur në botë

Publikuar më: 13:24 06-03-2019

Për të dytin vit radhazi, Jeff Bezos renditet në krye të listës së njerëzv me të pasur në botë. Sipas revistës amerikane “Forbes”, pasuria e themeluesit të Amazon ka rritur 19 miliardë dollarë në një vit, duke arritur në 131 miliardë.
Në vendin e dytë është konfirmuar Bill Gates, “babai” i Microsoft, me 96.5 miliardë lekë, pasuar nga manjati amerikan Warren Buffett.

Për herë të dytë në një dekadë, numri i miliarderëve dhe totali i aktiviteteve të tyre ka rënë.

Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, ka rënë nga i pesti në vend të tetë, me 62.3 miliardë dollarë. Michael Bloomberg, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të SHBA për vitin e ardhshëm, u rrit me dy vende në të nëntin, me 55.5 miliardë. Pasuria e Presidentit Donald Trump është e pandryshuar dhe është e barabartë me 3.1 miliardë dollarë.

Në renditje, janë 8 miliarderë nën 30 vjeç: më i pasuri është sipërmarrësi Gustav Magnar Witzoe, 24 vjeç; në moshën 21-vjeçare, modelja Kylie Jenner, u bë më e miliarderja e re më e pasur falë linjës së kozmetikës.

Lista e Forbes me 10 njerëzit më të pasur në botë:
1) Jeff Bezos, 131 miliardë dollarë
2) Bill Gates, 96.5 miliardë dollarë
3) Warren Buffett, 82.5 miliardë dollarë
4) Bernard Arnault, 76 miliardë dollarë
5) Carlos Slim Helu, 64 miliardë dollarë
6) Amancio Ortega, 62.7 miliardë dollarë
7) Larry Ellison, 62.5 miliardë dollarë
8) Mark Zuckerberg, 62.3 miliardë dollarë
9) Michael Bloomberg
10) Larry Page

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453