INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista e Zezë: Kryeministri replikon ashpër me komentuesit në facebook

Lista e Zezë: Kryeministri replikon ashpër me komentuesit në facebook

Publikuar më: 15:22 13-07-2017

Lista e zezë e zyrtarëve të denoncuar për abuzime në administratë, e cila u bë publike nga kryeministrit Rama një ditë më parë ka marrë reagime të forta. Komentet e shumta kanë shoqëruar edhe shkrimin e kryeministrit, e një prej tyre është avokati Adriatik Lapaj, i cili bashkë me premtimin se ky është komenti i parë dhe i fundit i dha këtë sugjerim kryeministrit.

Adriatik Lapaj:
“Mos nxit këtë lojë se është tallava që nuk ka fund. Përtej çdo gjëje ky vend ka nevojë për më shumë punë dhe pak llafe. Puno, lëri llafet”.
Ashtu siç bën shpesh herë, kryeministri i është përgjigjur personalisht komentit të avokatit Lapaj.
Edi Rama:
“Tallavanë shko gjeje aty ku luhet kjo lloj muzike. fjalia jote “Puno lëri llafet”, është shprehje e një brutaliteti që tregon në rastin më të mirë padije, por kjo është çështja jote jo imja”!
Por më i ashpër jo vetëm me kryeministrin por dhe ata që janë në këtë listë ka qenë deputeti demokrat Eduard Halimi.
Eduard Halimi:
“Nëse ju 30 gjyqtarë e prokurorë heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atëherë mos shkoni të uleni fare në zyrën që ua paguajnë qytetarët, por ikni, nuk duhet të qëndroni asnjë minutë në karrigen e gjyqtarit apo prokurorit”.

Article Logic
Execution time: 0.0025179386138916