"Niveli i sigurisë është sfiduar disa herë. Ato janë produkt i krimit të organizuar në vite. Krimi ka arritur të lëshojë rrënjë në Shkodër. Me gjithë goditjet e mëdha sërish ngelet një sfidë shumë e madhe”.
Ishte kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Shkodër teksa prezantoi perfektin e ri të qytetit verior, Valdrin Pjetri.
Gjatë fjalës së tij ai shprehu edhe besimin tek drejtori i ri i policisë së Shkodërs Niko Brahimaj i cili mori detyrën vetëm pak orë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.
Gjithashtu ministri kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve që të bëhen palë dhe të sfidojnë të gjithë krimin.