INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lobimet ruse/ Prokuroria urdhëron shoqërim të detyrueshëm të Bashës

Lobimet ruse/ Prokuroria urdhëron shoqërim të detyrueshëm të Bashës

Publikuar më: 15:22 17-06-2019

Pasi kreu i PD-së Basha refuzoi të paraqitej në Prokurori, organi akuzës i është drejtuar policisë.

Prokuroria ashtu siç paralajmëroi në fletëthirrje ka depozituar kërkesën për shoqërimin e detyrueshëm të kreut demokrat Lulzim Basha në datën 20 qershor.

Lulzim Bashës i është lënë afat deri më datë 20 qershor që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Tiranës,  në të kundërtën do të shoqërohet me forcë.

Organi i akuzës e ka thirrur Bashën si të pandehur për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët Basha përmes një letre drejtuar organit të akuzës theksonte se ai refuzonte të paraqitej pasi nuk ishte zbatuar me përpikmëri ligji.

Basha shkruante në letër se prokuroria nuk kishte prezantuar faktet e hetimit dhe se vetëm në momentin që do e bënte një gjë të tillë ai do të paraqitje.

“Në njoftimin e Prokurorisë së datës 12 qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë PD.

letraaaaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332