INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loja e ‘’pisët’’ me euron. Zef Preçi:Nuk po merren masa qëllimisht[VIDEO]

Loja e ‘’pisët’’ me euron. Zef Preçi:Nuk po merren masa qëllimisht[VIDEO]

Publikuar më: 15:11 18-05-2018
Euro në 4 muajt e fundit është zhvlerësuar shumë dhe askush nga zyrtarët e lartë të shtetit nuk ka marrë masa konkrete për të rikthyer stabilitetin. Ekspertë kanë një shpjegim për këtë dhe e lidhin në mënyrë të drejtpërdrejt me paratë e pista, që qarkullojnë në vendin tonë.
Drejtori për kërkime ekonomike, Zef Preçi në një intervistë për IN Tv ka renditur disa argumenta mbi të cilat e bazon rënien e euros e cila ka shënuar së fundmi nivelin më të ulët historik. 
 
Zef Preçi:
‘’Ka një ofertë monetare shumë të rritur të monedhës euro, e cila nuk gjen dot shpjegim me burimet formale dhe informale të ekonomisë, kemi implekse të burimeve formale, informale dhe atyre kriminale për rjedhojë kemi një mbiçmim të monedhës sonë lekut. Mirëpo mbiçmimi i një monedhe ndodh kur ekonomia lulëzon. Në rastin tonë ekonomia nuk ndodhet në një situatë lulëzimi, ka rritje ekonomike tejet modeste që vështirësisht justifikon’’
 
Po ç’duhet të bëjë qeveria dhe a beson Zef Preçi që situata do ndryshojë?
 
Zef Preçi: ‘’Kjo është një situatë që dëshmon se presioni i parave të pista për tu futur në qarkullim është shumë i lartë mbi qeverinë mbi bankat tregëtare mbi Bankën Qëndrore. Ndoshta dhe vetë programi i qeverisë ‘1 miliardë euro’ nga ana e qeverisë ka krijuar një situatë që do jetë e  vështirë të pengohet megjithë përpejkjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Do jetë  e vështirë të luftohet realisht fenomeni i pastrimit të parave, për më tepër përmes këtij procesi të përfshirjes së parave  me origjinë dyshuese në investimet publike’’
 
Në këtë situatë shton Preçi efektet negative janë: 
- Zhvlerësimi që pësojnë kursimet monetare të popullsisë
-Gjallërim  të tregut të pasurive të paluajtshme
-Presioni për tu futur paratë e pista në qarkullim është i lartë
 
Preçi sugjeron se vendi ynë për të zgjidhur këtë ngërç mes lekut dhe euros duhet të ndjekë shembullin  e vendeve fqinje si Kroacia, Rumania apo Bullgaria që kanë hequr dorë nga deeuroizimi.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834