INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat Olimpike, peshëngritësi Calja: Ndjej neveri, nuk na dhanë asnjë lekë [FOTO]

Lojërat Olimpike, peshëngritësi Calja: Ndjej neveri, nuk na dhanë asnjë lekë [FOTO]

Publikuar më: 09:43 05-08-2016

Pas deklaratës së kreut të Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, lidhur me përftimin e Bursave Olimpike të sportivëve që marrin pjesë në Rio 2016, ka reaguar nëpërmjet facebook, Briken Calja. Peshëngritësi shqiptar ka folur me tone shumë të ashpra duke hedhur poshtë deklaratat e KOKSH.

Calja thotë se nuk ka marrë asnjë lekë nga ky institucion por as nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ndërkohë që në Rio ka shkuar me shpenzime e familjes së tij. 

Reagimi i plotë i peshëngritësit Briken Calja
"Është e tmerrshme dhe ndjej neveri ndaj një Presidenti që mashtron publikisht në lidhje me Bursën Olimpike. Briken Calja nuk ka marr qoftë dhe 1 lek Bursë të vjetër nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) apo Ministria Sportit. E kam thënë dhe e them publikisht jam këtu në Lojërat Olimpike ‪#‎Rio2016 vetëm falë familjes dhe dashamirësve të sportit .. I bëj thirrje z.Viron Bezhani, të tërheqë mbrapa deklaratën përkundrazi do ta denoncoj për shpifje dhe abuzim me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Ose e vetmja rrugë mbetet të jap dorëheqjen nga Lojërat Olimpike. Askush nuk mund të marrë meritën e kontributit të familjes time. Kam sakrifikuar jetën, rininë, familjen, kam derdhur gjak dhe djersë, mundim, stres për të ardhur deri këtu ku jam sot",
Briken Calja është një nga gjashtë peshëngritësit shqiptar që merr pjesë në Lojërat Olimpike "Rio 2016".

Article Logic
Execution time: 0.0052030086517334