INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Londra vendos që biznesmeni Fancesko Becchetti të mos ekstradohet në Shqipëri

Londra vendos që biznesmeni Fancesko Becchetti të mos ekstradohet në Shqipëri

Publikuar më: 13:42 08-07-2016

Është mbajtur në Londër senaca gjyqësore për çështjen e ekstradimit të biznesmenit italiani Francesko Beketit në Shqipëri. Po për Shqipërinë nuk pati rezultat, pasi gjykata londineze vendosi të mos ia “dorëzojë” drejtësisë shqiptare. Ai akuzohet në Shqipëri për evazion fiskal dhe pastrim parash me një vlerë prej dhjetëra miliona eurosh në dëm të shtetit shqiptar.
Pas këtij vendimi pritet që avokatët e qeverisë shqiptare të apelojnë vendimin dhe kanë 14 ditë kohë për ta kërkuar atë.
Avokatët e tij kanë deklaruar në sallën e gjyqit se kërkesa për ta ekstraduar ka motive politike dhe se qeveria shqiptare do të hakmerret ndaj tij. “Kërkesa e ekstradimit është e motivuar politikisht, kërkohet një ndëshkim i padrejtë. Kjo është hakmarrje e qeverisë shqiptare”,- ka thënë avokati.
Ndërsa përfaqësuesja ligjore e Shqipërisë ka argumentuar se nuk ka asnjë prapavijë politike në këtë proçes.
Avokatët dhe vetë biznesmeni italian ishin të bindur se nuk do të kishte asnjë ekstradim. Kjo pasi biznesmeni italian vazhdon të mohojë akuzat. Pronari i Agon channel, që tashmë është nën sekuestro Beketi nga ana e tij ka thënë herë pas here se autoritetet shqiptare se nuk asnjë provë kundër tij. Ndërkohë të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare të tij në Shqipëri janë bllokuar. Françesko Beketi është ndër të tjera edhe pronari i klubit londinez të futbollit, Leyton Orient, në Londër.

Ndërkohë nga ana tjetër, biznesmeni italian vazhdon gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj Qeverisë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0029189586639404