Ambasada Amerikane, në Tiranë ka bërë sot një tjetër njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.
Bëhet fjalë për një problem që shumë aplikuesve u shfaqet në momentin që kryejnë procedurat për plotësimin e formularit.
“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje.
Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë”, – njofton ambasada.