INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI: 7 amendime për Kodin Zgjedhor

LSI: 7 amendime për Kodin Zgjedhor

Publikuar më: 15:46 09-01-2017

Kur kanë mbetur thuajse 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të 18 Qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim depoziton në kuvend amendimet e saj për Kodin Zgjedhor.

Në draftin që mban firmën e kryetarit të grupit të LSI Petrit Vasili, janë parashikuar 7 ndërhyrje në ligjin zgjehdor, që nga shtrëngimi I masës ndëshkimore për ata që blejnë apo shesin votën e deri tek propozimi për lista të hapura.
Dubël
1. Të forcohet ndëshkimi për cilindo që blen dhe shet votën.
2. Të forcohet ndëshkimi për fotografimin e votës.
3. Transparenca finaciare e partive politike në zgjehdje.
4. Konkurimi i partive me lista shumëemërore të hapura.
5. Transferim i votuesv, Lista e zgjedhësve.
6. Të përshpejtohet nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve duke shtuar grupet e numërimit.
7. Heqja e KQZ si shkallë e parë e shqyrtimit të ankesave zgjedhore.
Listat e hapura shtojnë demokracinë në vend
Amendimi I 4, I LSI që ka të bëjë me listat e hapura ëhstë një propozim i kahershëm, i cili në fakt ka hasur në kundërshtinë e dy partive të mëdha PD e PS. Megjithatë në argumentin e saj Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se votuesit kanë të drejtë të përzgjedhin fituesit, pavarësisht renditjes së kandidatëve për deputetë të vendosur nga lidershipi. Për LSI kjo masë do të shtojë demokracinë direkte mes të zgjedhurve dhe votuesve.

dab00e53-f51d-41b7-9b0d-01f16a7c2557.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715