INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI “detyron” qeverinë të lehtësojë kushtet për fermerët

LSI “detyron” qeverinë të lehtësojë kushtet për fermerët

Publikuar më: 14:37 02-05-2016

Pas disa letrave publike të aleatit kryesor në qeveri, Lëvizjes Socialsite për Integrim, qeveria duket se ka ndërmarrë disa masa lehtësuese për fermerët shqiptarë. Nuk dihet nëse është presidoni i LSI, apo qeveria e ka parë si domosdoshmëri lehtësimin e barrës për fermërët, me qëllim zhvillimin e këtij sektori. Ndërkohë ka qënë Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili sqaroj disa ndryshime në legjislacion, që sipas qeverisë lehtësojnë aktivitetin e fermerëve.

Siaps Ahmetaj, udhëzimi i ri heq burokracitë dhe u mundëson fermerëve që të shesin me para në dorë deri në shumën 30 mijë lekë të reja.

“Deri në masën 30 mijë lekë të reja, transaksioni kryhet në dorë, pra në cash. Ky është një tranksaksion ditor prej 30 mijë lekësh të reja”.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga eksportuesit por dhe në letrën publike të LSI ishte ai që kishte të bënte me doganat.

“Do të kemi shërbim 24 orë për eksportuesit e produkteve të fermerëve”.

Me këto vendime qeveria ka përmbushur jo vetëm disa kërkesa të fermerëve por dhe kërkesave publike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457