INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI i jep votat PS-së në Kuvend por Kryemadhi i bën thirrje  Vasilit: Nuk ke garanci me këta

LSI i jep votat PS-së në Kuvend por Kryemadhi i bën thirrje Vasilit: Nuk ke garanci me këta

Publikuar më: 18:18 30-03-2017

Maxhoranca e majtë konfirmoi sot në Kuvend votat e domosdoshme për miratimin e 7 projektligjeve me shumicë të cilësuar, pjesë e paketës prej 27 ligjesh, që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan të 7 aktet ligjore. LSI i ka bashkuar votat me PS-në për këto akte ligjore, por duket se mes dy forcave kryesore të maxhorancës ka shumë mosbesim. Kjo gjë është shfaqur edhe gjatë kalimit të pr/ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

Ndërsa është hedhur për votim Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka shfaqur rezerva pasi sipas tij, “një nen është i paplotë”, raportoi gazetarja Marsela Karapanço. Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste Vasilika Hysi e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësinë. “Dakord, atëherë, merret e mirëqenë”, tha ai.

Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve.

“Thuaji ta vendosin, se nuk ka garanci me këta. Nuk ke garanci nga këta”, tha Kryemadhi. Këtë mosbesim ajo e ka shprehur edhe për ligjin e arsimit të lartë ku tha se LSI propozoi disa akte nënligjore por që nuk janë miratuar ende.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008